UEFA përgatit gjobë dhe përjashtim për Juventusin nga Conference League

Juventus është në pritje të një vendimi nga UEFA që mund të vijë shumë shpejt. Pas sanksioneve të vendosura nga FIGC, edhe organi më i lartë i futbollit europian ka vendosur të ndëshkojë bardhezinjtë me përjashtim nga Conference League dhe gjobë.

Në Torino tashmë prej javësh janë gati të heqin dorë nga kompeticionet europiane këtë sezon, por do ta pranojnë me qetësi duke qenë se nga pikëpamja ekonomike nuk është një humbje serioze.

Nga pikëpamja sportive, do t’i jepte fund aferës së fitimeve kapitale dhe pagave, të cilat ndikuan shumë te Juventus sezonin e kaluar. Skuadra e Allegrit, vendin e të cilit do ta zërë Fiorentina, do të përqendrohet në Serie a dhe Kupën e Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?