UEFA zbulon kandidatët për formacionin më të mirë në Champions League
UEFA ka publikuar së fundmi listën e futbollistëve më të mirë për edicionin 2018/19 në Champions League. Në çdo rol janë përzgjedhur një grup futbollistësh, teksa më pas do të zbulohen edhe 11 më të mirët.
Juria me formuar nga 32 trajner të ekipeve pjesëmarrëse në fazën e grupeve dhe 55 gazetarë të European Sports Media (ESM) kanë përzgjedhur nga 3 futbollist për çdo rol. Fituesit do të zbulohen gjatë shortit për fazën e grupeve për edicionin e ri që do të mbahet më 29 gusht në Montecarlo.
Portierët: Alisson Becker (Liverpool), Hugo Lloris (Tottenham) dhe Ter Stegen (Barcelona).
Mbrojtësit: Alexander-Arnold (Liverpool), De Ligt (Ajax, tani në Juventus) dhe Van Dijk (Liverpool).
Mesfushorë: De Jong (Ajax, tani Barcelona), Eriksen (Tottenham) dhe Henderson (Liverpool).
Sulmues: Mané (Liverpool), Messi (Barcelona) dhe Cristiano Ronaldo (Juventus).
Kandidatët për lojtarin më të mirë të Europa League 2018-2019
– Eden Hazard (Chelsea, tani te Real Madrid)
– Luka Jovic (Eintracht, tani te Real Madrid)
– Olivier Giroud (Chelsea)
KOHA JONË SONDAZH

