FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ujkani drejt rikthimit në Seria A, gati firma me Torinon

Samir Ujkani është një hap larg rikthimit në Itali, pas një eksperience një vjeçare në kampionatin turk me skuadrën e Rizesporit, ku e nisi mirë, por u përjashtua nga ekipi i parë në fillim të këtij viti dhe në fund të sezonit prishi kontratën.

 

Për gardianin 31-vjeçar interesohet Torino, që e shikon si njeriun ideal për të qenë zëvendësuesi i parë i Salvatore Sirigut, që është edhe portieri i parë i skuadrës “granata”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ujkani do t’i bashkohet Torinos si futbollist i lirë, ndërsa për më tepër ka një eksperiencë të mjaftueshme në Itali, ku ka veshur fanellat e Palermos, Novarës dhe Genoas në Serinë A, ashtu si edhe të Latinës, Cremoneses e Pisës në Serinë B.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?