Unai Emeri zyrtarizohet te Arsenali: Mezi pres të filloj nga puna!

Pas shumë e shumë zërave, Unai Emeri është zyrtarisht trajneri më i ri i Arsenalit. Spanjolli do të zërë vendin e Arsen Venger, i cili u lagua në fund të këtij sezoni.
Ulja në stolin e klubit nga Londra ka marrë formë në ditët e fundit, pasi Mikel Arteta i, ishte shumë pranë nënshkrimit. Unai Emeri ka dhënë dhe deklaratën e parë, pas marrjes së drejtimit të topçinjve.

“Jam i ngazëllyer për të qenë pjesë e një klubi të madh, si Arsenali, i njohur dhe i dashur në mbarë botën për stilin e tij të lojës, angazhimin e tij për lojtarët e rinj dhe një stadium fantastik. Mënyra se si është drejtuar klubi ka qenë e jashtëzakonshme. Mezi po pres që të fillojmë nga puna”, ka thënë ish-trajneri i PSG.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?