Union Berlin fiton ndaj Koln dhe merr kreun e Bundesligës (VIDEO)

Union Berlini vijon ecurinë fantastike në këtë sezon, duke marrë fitoren e katërt radhazi, duke marrë dhe kreun e renditjes.

Kryeqytetasit iu falën një autogoli në minutat e para ndaj Kolnit, 1-0 , për të marrë tri pikët e radhës ndaj një kundërshtari që bëri çmos në vijim për të mos dalë duarbosh, por nuk pati rezultat.

Union Berlini mori maksimumin e pikëve dhe tani e sheh veten në kuotën e 14 pikëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sfida e fundit e javës së gjashtë mes Frieburgut dhe Gladbachut u mbyll pa gola. Ky barazim i dha mundësi Union Berlinit të kryesojë i vetëm me 14 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?