United bën gati ofertën e çmendur për mbrojtësin e Napolit

Kalidou Koulibaly është një nga mbrojtësit më të kërkuar të momentin në Europë. 27-vjeçari ka muskuj, centimetra dhe shumë cilësi, parametra që i ka shfaqur sidomos në sezonin e fundit me Napolin.

Çmimi i qendërmbrojtësit të përfaqësueses së Senegalit është rritur ndjeshëm, aq presidenti Aurelio De Laurentiis për ta lejuar largimin e tij kërkon jo pak por 150 milionë euro.

Manchester United, klub që kërkon të gjejë rrugët e ringritjes pas një sezoni zhgënjyes, është i fiksuar për Koulibaly dhe është gati të shpenzojë 95 milionë euro për kartonin e tij, një shumë paksa më e lartë se oferta që Reali i Madridit ka bërë në të kaluarën për futbollistin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Diferenca mes ofertës së “Djajve të Kuq” dhe kërkesës së Napolit është ende e madhe, por merkatoja sapo ka nisur dhe sigurisht që do të bëhen lëvizje të tjera që palët të përafrohen në qëndrime.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?