United bën gati revolucionin në janar, synon 6 blerje të mëdha

Manchester United po kalon një ndër momentet më delikate të sezonit, teksa të dielën e pret një tjetër provë shumë e vështirë ndaj Liverpoolit në “Old Trafford”. Përveç problemeve të njohura me rezultatet Solskjaer ka shumë mungesa, pasi Paul Pogba dhe David De Gea, nuk do të jenë të gatshëm.

 

Në janar mund të kemi një revolucion sipas “Daily Mail”. Djajtë e Kuq kërkojnë një zëvendësues pas largimit të Lukakut. Lista kryesohet nga Mario Mandzukic, i cili është drejt largimit nga Juventusi. Më pas vijnë Moussa Dembelè, një futbollist që po spikat te Lyon-i. Në mesfushë Matic është drejt largimit për t’i lënë vendin një mes James Maddison ose spanjollit Saul Niguez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por jo vetëm kaq, pasi me një shitje të mundshme të Pogba, mund të afrohet Toni Kroos.  Dëmtimet e shpeshta të Luke Shaw  dhe Ashley Young, mund të bëjë që të ketë ndërhyrje edhe në krahun e majtë. As në qendër të mbrojtjes nuk ka siguri, pasi Lindelof dhe Maguire janë alternativat e vetme, ndërkohë që Phil Jones nuk jep garanci. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?