FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

United bën një ofertë të frikshme për Dybala-n

Transferimi i Paulo Dybala-s te Manchester United është një ndër temat më të diskutuara në merkaton europiane. Së fundmi nga Anglia raportojnë se Djajtë e Kuq kanë bërë një ofertë monstruoze për futbollistin argjentinas duke i propozuar plotë 11 milionë euro në sezon, duke përfshirë dhe bonuset. Për momentin ai përfiton 7.5 milionë euro në sezon te Juventusi dhe mund të jetë shumë i kënaqur nga kjo ofertë.

 

Dybala ka vetëm një javë kohë për të vendosur për këtë ofertë pasi merkato do të mbyllet më 8 gusht, ndërkohë që gjatë këtyre ditëve duhet të nisë dhe përgatitjet për sezonin e ri. Argjentinasi në fakt për momentin ka bllokuar edhe transferimin e Lukakut te Juventusi, me të cilin është arritur akordi për 11 milionë euro në sezon. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?