FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

United “blindon” De Gea-n, e bën më të paguarin në botë

David De Gea nuk ka ndërmend që të largohet nga Manchester United. Spanjolli sipas mediave angleze ka firmosur edhe për 5 vite të tjera, ndërkohë që ka siguruar edhe një kontratë financiare që e bën futbollistin më të paguar të Manchester United.

 

Sipas “Daily Mail”, De Gea do të përfitojë një pagë bruto prej 13.3 milionë paund ose pak më shumë 15 milionë euro në sezon, duke lënë pas kapitenin Paul Pogba.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manchester United ka hedhur poshtë të gjithë zërat që paralajmëronin një kalim të mundshëm të De Geas te Reali apo Juventusi falas gjatë verës. Të interesuar për të kanë qenë edhe drejtuesit e Paris Saint German, por spanjolli, sipas trajneri Solskjaer, e dashuron Manchesterin.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?