United fiton me “poker” ndaj Chelsea-t, siguron pjesëmarrjen në Champions (VIDEO)
Manchester United fitoi 4-1 përballë Chelsea, duke siguruar rikthimin në Champions League pas një viti mungesë. Casemiro hapi serinë e golave me një realizim me kokë, ndërkohë që në pjesën e parë shënoi edhe Anthony Martial.
Në pjesën e dytë shënuan edhe Bruno Ferrnandes me penallti dhe Marcus Rashford.
Joao Felix realizoi golin e nderit për Chelsea një minutë përpara fundit. Skuadra e Ten Hag merr një fitore morali përpara finales së FA Cup, më 3 qershor ndaj City-it.
KOHA JONË SONDAZH

