United fiton pastër ndaj Evertonit, forcon pozitat në zonën Champions (VIDEO)

Manchester United vijon serinë e rezultateve pozitive ne kampionat, duke blinduar pozitat e saj në zonën Champions. Djajtë e Kuq morën një sukses 2-0 ndaj Evertonit në “Old Trafford”.

Pas një këmbëngulje të gjatë McTominay do të realizonte golin e avantazhit në minutën e 36-të, duke përfituar dhe nga hezitimi i mbrojtjes kundërshtare.

United administroi më së miri rezultatin dhe në pjesën e dytë do të gjente një tjetër gol. Rashford rrëmben një top në minutën e 71-të dhe më pas shërben për Martial, i cili përballë portierit bën gjithçka mirë. United tashmë mban vendin e tretë me 56 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?