United fiton sfidën e kthimit ndaj City-it, por në finale shkon ekipi i Guardiolës (VIDEO)
Manchester City dhe Aston Villa do të jetë finalja e Kupës së Ligës në Angli për vitin 2020. “Qytetarët” edhe pse u mposhtën në Etihad me rezultatin minimal në derbin e kthimit të fazës gjysmëfinale nga United, falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë skuadra e Guardiolës avancoi më tej.
Golin e vetëm të sfidës për Manchester United e shënoi mesfushori serb Nemanja Matic në minutën e 35-të. Pikërisht ky lojtar la skuadrën e Solskjaer me një lojtar më pak në minutën e 76-të pasi u ndëshkua me karton të kuq.
Kampionët në fuqi të këtij kompeticioni madje vuajtën në minutat e fundit pasi u vendosën në vështirësi nga United, por gjithsesi në finale shkoi skuadra e Guardiolës.
KOHA JONË SONDAZH

