United merr fitoren e dytë, mund me një super gol Southamptonin (VIDEO)
Manchester United merr fitoren e dytë në këtë sezon në Premier League. Pas suksesit ndaj Liverpoolit, ekipi i Ten Hag triumfoi 1-0 me vështirësi në fushën e Southampton.
Casemiro dhe Ronaldo e nisën ndeshjen nga stoli duke u aktivizuar në fraksionin e dytë. Goli i vetëm i duelit u shënua në fillimin e pjesës së dytë.
Dalot shërbeu një krosim perfekt për Bruno Fernandes, i cili e dërgoi topin në cepin e portës. Me gjithë përpjekjet e vendasve në portën e De Geas, rezultati nuk do të ndryshonte deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit. United ngjitet përkohësisht në vendin e 6-të me 6 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

