United merr fitoren e tretë radhazi, Sancho i jep 3 pikët ndaj Leicester (VIDEO)

Manchester United vijon ecurinë e rezultateve pozitive duke marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat. Skuadra e Ten Hag triumfoi minimalisht 1-0 në transfertë ndaj Leicester.

Në minutën e 23-të, Jadon Sancho mori një top të bukur në zonë nga Rashford dhe më pas e dërgoi në rrjetë. Më pas United do të administronte më së miri rezultatin.

Një fitore që e ngjit United në kuotën e 9 pikëve, pas 5 javëve të para, duke zënë vendin e pestë. Në fundjavë Djajtë e Kuq do të sfidojnë kryesuesit e Asenalit. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?