United ndalet ndaj Southampton, Casmiro “skuqet” pas 34 minutash (VIDEO)

Manchester United nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 përballë Southampton në “Old Trafford”.

“Djajtë e Kuq” luajtën me një lojtar më pak prej minutës së 34-të, kur Casemiro u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli të rëndë. Pika i shërbeu më shumë “Shenjtorëve”, që po garojnë për objektivin mbijetesë.

Pa fitues u mbyll edhe West Ham-Aston Villa (1-1). Dy golat u realizuan në pjesën e parë. Ollie Watkins kaloi në avantazh skuadrën e Unai Emery, por vendasit evituan humbjen falë golit të Mohamed Said Benrahma.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?