FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

United në emergjencë totale, pa 10 futbollistë ndaj PSG

Manchester United është në emergjencë totale në prag të ndeshjes së kthimit të Champions League ndaj PSG, ku do të tentojë që të arrijë misionin e pamundur për të përmbysur humbjen 2-0 të duelit të parë. Solskjaer, në fakt, ka probleme të shumta me dëmtimet dhe kualifikimet, teksa do të bëjë pa 10 futbollistë.

Në këtë mënyrë nuk do të jenë të gatshëm: Phil Jones, Antonio Valencia dhe Matteo Darmian, mesfushorët. Nemanja Matic, Juan Mata, Ander Herrera dhe Paul Pogba (i skualifikuar). Jesse Lingard, Anthony Martial dhe Alexis Sanchez kompletojnë listën e mungesave që shkojnë në 10 futbollistë, thuajse sa gjysma e skuadrës.

Për sfidën e kthimit janë grumbulluar: De Gea, Romero, Grant – Bailly, Dalot, Lindelof, Rojo, Shaw, Smalling, Williams, A. Young, Fred, Garner, Gomes, McTominay, Pereira, Chong, Greenëood, Lukaku, Rashford. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?