United ngulmon për sulmuesin e Atalantës, ofron 60 milionë paund
Manchester United ka qenë një nga klubet më aktive të kësaj merkatoje vere, pasi siguroi shërbimet e Mason Mount nga Chelsea dhe Andre Onana nga Interi.
Klubi po punon edhe për të afruar një qendërsulmues, sipas mediave emri më i përfolur është ai i Rasmus Hojlund i Atalantës, për të cilin “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 60 milionë paund.
Rreth situatës së ekipit dhe merkatos ka folur trajneri i Unitedit, holandezi Erik Ten Haag.
“Jemi duke bërë progres për nënshkrimin me të, por sigurisht çdo gjë do kohën e vet, nëse do të varej nga unë do e kisha sjellë në ekip që tani sepse lojtari do të kërkojë kohë që të integrohet me ekipin”, ka deklaruar së fundmi Ten Hag.
KOHA JONË SONDAZH

