FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

United nuk di të fitojë më, ndalet edhe ndaj Southampton (VIDEO)

Manchester United nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Southampton. “Djajtë e Kuq” e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 10-të me një super gol të talentit Daniel James.

 

Vendasit reagojnë mjaft mirë, teksa hidhen në kërkim të golit të barazimit, që do ta gjejnë në fillimin e fraksionit të dytë. Pas një aksioni të gjatë, Jannik Vestergaard shënoi me kokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Southampton do të mbeste me një futbollistë më pak, pasi Kevin Danso u largua nga fusha në minutën e 73-të (2 kartonë të verdhë). Manchester United në këtë mënyrë nuk e ka nisur aspak mirë kampionatin, teksa pas 4 javësh ka grumbulluar vetëm 5 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?