United nuk ndalet në merkato, transferon mesfushorin e Fiorentinës

Sofyan Amrabat do të jetë blerja e radhës nga Manchester United. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, klubi anglez dhe Fiorentina kanë arritur një marrëveshje totale për mesfushorin.

Manchester United pritet të shpenzojë rreth 25 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset për të siguruar shërbimet e mesfushorit maroken. Ai do të zëvendësojë në skuadër 30-vjeçarin Fred, i cili do të largohet në këtë merkato.

Amrabat ka kërkuar që në muajin janar të largohej nga Fiorentina, por në merkaton e dimrit nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?