United piketon Osimhen në verë, por nuk e harron as Harry Kane
Manchester United ka nisur prej kohësh të projektojë të ardhmen, ku objektivi kryesor i klubit është të gjejnë një qendërsulmues.
Victor Osimhen ka qenë një nga emrat më të përfolur, por sipas “The Guardian”, nigeriani tashmë është vetëm një plan B, pasi drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë vendosur të përqendrojnë të gjithë forcat për të transferuar në Old Trafford kapitenin e Tottenham, Harry Kane.
“Bomberi” anglez pëlqehet shumë edhe nga Bayern Munich, duke bërë që në verë të ketë duel në merkato.
KOHA JONË SONDAZH

