Uruguai dhe “mallkimi” i ecurisë së përkryer në grupe, rrezikon edhe Kroacia

Uruguai e mbylli në vendin e parë në grupin A, pasi i dha një leksion në ndeshjen e fundit Rusisë, duke e humbu në shifrat 3-0. Skuadra e Oscar Washington Tabarez e ka mbyllur fazën e grupeve me 3 fitore në 3 ndeshje, 5 gola të shënuar, dhe asnjë të pësuar. Në fazën tjetër ata do të përballën me Portugalinë e Ronaldos. Duhet të presim se si do të paraqiten Suarez dhe Cavani, të cilët do të kenë përballë një kundërshtare me më shumë peshë. Një tjetër ekip që mund të arrijë pikë maksimale është edhe Kroacia, që ka 6 pikë deri më tani dhe asnjë gol të pësuar.

Përveç Uruguai duhet të përballë edhe me një statistikë shumë interesante në Borërir, teksa pjesë e tyre janë edhe emra të mëdhenj si Holanda, Brazili, Italia dhe Argjentina, të cilët e mbyllën me 3 fitore dhe asnjë gol të pësuar.

Holanda 1974- Në Kupën e Botës në vitin 1974 në Gjermani, Johan Cruijff  dominonte futbollin, dhe kishte numra të frikshme, pasi mposhti 4-0 Argjentinën, 0-2 Gjermaninë Lindore dhe 2-0 Brazilin. Me 8 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar, “portokallinjtë” luajnë në finale ndaj  Gjermanisë Perëndimore, të cilën e humbën 2-1. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?