Uruguai në ankth, Cavani mund ta ketë mbyllur këtu Kupën e Botës
Uruguai vijon të jetë në ankth për dëmtimin e Edinson Cavanit. Drejtuesit e skuadrës amerikano-jugore kanë dalë me një deklaratë për mediat duke lënë gjithçka të hapur në lidhje me ndeshjen ndaj Francës.
“Edinson do të mbetet pushim tani për tani. Ai nuk ka bërë asnjë ekzaminim në lidhje me dëmtimin në ndeshjen kundër Portugalisë”, ka shpjeguar Federata e Uruguait.
“Shpresoj t’ia dal dhe do të bëj ç’është e mundur të jem në fushë ndaj Francës”, ka thënë sulmuesi i PSG-së, i cili dukej qartë se nuk ecte mirë për shkak të atij dëmtimi. Ecte ngadalë dhe çalonte pak.
Në pritje të përgjigjes së analizave, duhet thënë se ka dyshime për këputje të pjesshme të muskulit të këmbës së majtë. Nëse do të vërtetohet kjo diagnozë, Cavani nuk do të mungojë vetëm ndaj Francës, por deri në fund të kompeticionit.
KOHA JONË SONDAZH

