Uruguai një “mace e zezë” për Francën, Griezmann sfidon mikun Godin

Çerekfinalet e Kupës së Botës në Rusi fillojnë të premten me sfidat Uruguai-Francë dhe Brazil-Belgjikë. Kjo anë e çerekfinaleve është më e vështirë për t’u parashikuar. Ndeshja mes Uruguait dhe Francës është dueli që hap ndeshjet çerekfinale dhe do të luhet në orën 16:00. “Celestët” janë të pamposhtur në Kupën e Botës ndaj “Gjelave” (1 fitore dhe dy barazime: një sukses 2-1 në vitin 1966 dhe dy barazime, 0-0 në 2002 dhe në vitin 2010. Franca ka fituar vetëm një herë në 8 ndeshjet e fundit ndaj Uruguait (4 barazime, 3 humbje), teksa ka humbur për herë të fundit në një fitore në qershorin e vitit 2013, me një gol që u shënua nga Suarez.

“Gjelat” janë të pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit të Kupës së Botës të luajtur ndaj skuadrave nga Amerika e Jugut (5 fitore dhe 4 barazime), dhe e kanë mbajtur portën e paprekur në 7 raste, Nga 7 ndeshjet e fundit duke përjashtuar finalen e Kupës së Botës, kanë fituar 6 ndeshje dhe humbur vetëm një. Të gjitha ndeshjet janë mbyllur brenda 90 minutave.

Do të jetë një sfidë e veçantë për Antoine Griezmann, i cili ka një lidhje të ngushtë me Uruguain. Një lidhje e fortë e lindur kur francezi ka qenë pjesë e Real Sociedad, ku kishte trajner Martin Lasarte dhe ndihmësin e tij Carlos Bueno. Ky i fundit e prezantoi atë me zakonet dhe traditat e vendit të tij, duke i mësuar pije tradicionale të Amerikës së Jugut. Falë Buenos, Griezmann u bë një tifoz i Penarol dhe mësoi koret e tifozëve. Marrëdhëniet me Uruguain nuk është se u ndërprenë, pasi te Atletiko ai gjeti futbollist si Diego Godin apo Gimenez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të jetë një duel interesant mes Edinson Cavani dhe Kylian Mbappé, të cilët luajnë së bashku te PSG. “Matador” është ende i dëmtuar dhe vështirë se do të rikuperohet në kohë për këtë ndeshje./Rozalb Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?