Uruguai shkatërron Rusinë dhe e mbyll në vendin e parë në grupin A (VIDEO)

Uruguai ka fituar me lehtësi ndaj Rusisë në shifrat 3-0, për ta mbyllur në vendin e parë në grupin A. Skuadra amerikano-latine e nisi mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 10-të me Luis Suarez. Sulmuesi i Barcelonës, ekzekutoi në mënyrën më të mirë një goditje dënimi të fituar nga Bentacur në limitet e zonës.

Në minutën e 23-të, Laxalt provoi me një goditje në hyrje të zonës, topi u devijua nga Cheryshev dhe më pas përfundoi në rrjetë. Në fundin e ndeshjes, pas një goditje nga këndi, Godin vendos në provë portierin Akinfev, ndërkohë që Cavani shkoi për ta shtyrë topin në rrjetë. Rusët luajtën me një lojtarë më pak që nga minuta e 36-të, pas daljes me dy kartonë të verdhë të Smolikov.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uruguai do të përballet me skuadrën e dytë të grupit B, në duelin që do të luhet më 30 qershor. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?