“Uuu… 80 milionë euro”, mesfushori i Empolit tallet keq me serbin e Juves

E hëna e zezë e Juventusit u plotësua me një episod të shkurtër në fushë, me një video 5-sekondëshe që është bërë virale menjëherë.

Futbollisti skocez i Empolit, Liam Henderson, shihet duke u tallur me sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic, në lidhje me shifrën me të cilën është blerë serbi nga bardhezinjtë.

“Uuu… 80 milionë euro”, i thotë në fytyrë Henderson kundërshtarit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?