Uzuni në super formë, shënon dopietë dhe i jep fitoren Granadës (VIDEO)

Myrto Uzuni nuk di të ndalet mbrëmjen e sotme. Granada fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Mirandes në një ndeshje që e dominoi të gjithën, me Uzunin që ndezi festën në “Estadio Nuevo Los Carmenes”.

Sulmuesi shqiptar ka realizuar golin e dytë personal dhe të dytin për Granadën në minutën e 75-të, duke i dhuruar sërish avantazhin ekipit të tij, teksa ndeshja ishte në barazim.

Uzuni zhbllokoi sfidën me një super goditje në minutën e 44-t, ndërsa miqtë barazuan në minutën e 48-të me Raul, por shqiptari ia doli të rimerrte avantazhin në minutën e 75-të, duke shkuar në kuotën e 6 golave në 6 ndeshje kampionat, në La Liga  2.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?