Uzuni në super formë, shënon një tjetër gol në Spanjë (VIDEO)
Myrto Uzuni rikthehet te goli pas katër ndeshjesh në LaLiga 2. Sulmuesi i kombëtares realizoi golin numër 21 në këtë sezon teksa shënoi të dytin për Grandaën në ndeshjen që këta të fundit po luajnë në shtëpi ndaj Las Palmas.
Në minutën e 41-të, 27-vjeçari u shkëput bukur nga mbrojtësit kundërshtarë dhe më pas përballë portierit arrin që të realizojë.
Në këtë formë, Uzuni konfirmon sezonin më të mirë në karrierë teksa Granada e udhëhequr nga shqiptari është pranë rikthimit në elitën spanjolle.
21ème ⚽️ de la saison pour M. Uzuni ☑️
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) April 15, 2023
KOHA JONË SONDAZH

