Uzuni nuk di të ndalet, shënon tjetër gol në Spanjë (VIDEO)
Sporti E Shtunë, 27 Maj 2023 22:05
Myrto Uzuni nuk e ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi shqiptar ka realizuar golin e radhës për Granadan, në La Liga 2.
Uzuni shënoi në minutën e 42-të, në sfidën ndaj Leganes. Për 27-vjeçarin ky është goli i tij i 23-të këtë sezon, në 38 ndeshje.
Ai do të jetë dhe pjesë e grumbullimit të radhës me Kombëtaren tonë, ku shpreson të vijojë formën e mirë që ka në Spanjë.
KOHA JONË SONDAZH

