Uzuni nuk di të ndalet, shënon tjetër gol për Granadën (VIDEO)
Myrto Uzuni ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në Ligën e dytë spanjolle, ku ka shënuar mbrëmjen e sotme golin e parë për Granadan në sfidën kundër Ponferradinës.
Sulmuesi kuqezi ka zhbllokuar sfidën nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 70-të. Ky ishte goli i 19-të sezonal në kampionat për Uzunin, që kryeson I vetëm renditjen e golashënuesve.
Ndeshja ka përfunduar në barazim 2-2, por sërish Granada vazhdon të jetë në garë për t’u ngjitur direkt në LaLiga, pasi është vetëm 4 pikë larg Eibarit.
19ème ⚽️ pour M. Uzuni
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) March 12, 2023
KOHA JONË SONDAZH

