FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Uzuni shënon një gol spektakolar në Kroaci (VIDEO)

Myrto Uzuni ka shënuar gol spektakolar në derbin ndaj Dinamos së Zagrebit, që Lokomotiva luajti si pritëse mbrëmjen e sotme.  Sulmuesi i kombëtares shqiptare do të gjente rrjetën në minutën e 79-të të lojës, kur ndeshja ishte 0-1 për Dinamon.

Një top i ardhur nga krahu i djathtë, gjen Uzunin në zonë i cili me të djathtën e tij i bën një devijim spektakolar topit, duke vendosur baraspeshën në fushë.

Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund të ndeshjes, me Lokomotivën që merr një pikë të rëndësishme në sfidën ndaj Dinamos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky ishte goli i shtatë në kampionat për Myrto Uzunin, i cili është shndërruar në lider tek ekipi i tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?