Va Dijk flet për transferimin rekord të Maguire dhe premton: Luftojmë për Premier League!

Të hënën u zyrtarizua transferimi i Harry Maguire te United për shifrën e 90 milionë eurove, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori. Një lëvizje që ka thyer rekordin e mbajtur deri tani nga Virgil Van Dijk, i shitur nga Southampton te Liverpooli në janar 2018 për rreth 82 milionë euro. Duke folur për “Daily Express”, mbrojtësi holandez ka dhënë mendimin e tij për anglezin.

 

“I uroj fat. Nuk dua të them asgjë për çmimin e Maguire, pasi shifrat mund të ndryshojnë nga momenti në moment, është ligj i merkatos. Kjo mund të të vendos nën presion, por në realitet presioni ndihet gjithmonë kur luan për një ekip si Manchester United. Ai duhet të përqendrohet për të bërë sa më mirë. Cilësia e jetës jashtë fushave, shijimi i ndeshjeve dhe të mos mendosh asgjë tjetër është gjëja e duhur. Ka gjëra më të rëndësishme sesa futbolli dhe jemi me fat që jemi pjesë e klubeve si Liverpool dhe United.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objektivat? Kur u ritakuam me njëri-tjetrin në skuadër, folëm për shumë gjëra. Ajo që ndodhi sezonin e kaluar, ka ikur tashmë. Kur u rikthyem e kemi nisur nga zero dhe do të punojmë për të dhënë maksimumin. Të gjitha skuadrat e mëdha në Angli dëshirojnë të fitojnë kampionatin dhe jemi pjesë e tyre. Sezonin e kaluar shkuam shumë pranë, do të riporovojmë”, deklaroi van Dijk. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?