Valencia i vendos ultimatum Napolit për Hysajn, në “valle” 5 milionë euro

Elseid Hysaj ka arritur një akord me skuadrën e Valencias për t’u transferuar gjatë kësaj vere, por Napoli dhe ekipi spanjoll ende nuk po arrijnë që të gjejnë gjuhën e përbashkët. Distanca mes tyre është 5 milionë euro, duke parë që De Laurentiis dëshiron 25 milionë euro, ndërkohë që iberikët shkojnë deri në 20 milionë euro.

 

Valenca ka probleme për të gjetur likuiditetin e nevojshëm për huazimin me detyrim blerje nëse kualifikohet për në Champions League për sezonin e ardhshëm, por në të njëjtën kohë nuk kanë dëshirë që të shpenzojnë 20 milionë euro për një futbollist që nuk ka qenë në listën e afrimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Futbollisti shkodran do të zëvendësojë Piccini-n, i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë. Mësohet se Valencia i ka vendosur ultimatum Napolit që të kthejë shpejt një përgjigje, pasi në të kundërt do të përqendrohen për të rrëmbyer një tjetër lojtar me eksperiencë si Marcelino. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?