Valencia nuk hap rrugë, Kanselo gjithnjë e më larg Interit
Valencia nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga Zhoao Kanselo, pa paguar klauzolën e tij.
Interi për të evituar problemet me fair-play-in financiar i kanë kërkuar klubit spanjoll ta shtyjë deri në 30 korrik të drejtën e blerjes për mbrojtësin portugez në mënyrë që shifrën prej 35 milionë eurosh që mund të shpenzojë për anësorin portugez, Interi ta përfshijë në bilancin e sezonit të ardhshëm.
Valencia e refuzon kategorikisht diçka të tillë dhe nëpërmjet drejtorit sportiv Alemani bëri me dije se kushtet për Kanselon do të jenë po ato që janë vendosur në kontratën që Interi dhe Valencia kanë nënshkruar vitin e ardhshëm, pra nëse Interi nuk ka para për ta blerë deri në 30 qershor lojtarin, në korrik, Kanselo do të kthehet në Mestaja.
Valencia edhe pse nuk ka zyrtarizuar ende blerjen e Kondogbia ja ka bërë të ditur Interit vendimin, me mesfushorin francez që do të qëndrojë në Spanjë pasi Los Che do të paguajnë 25 milionë euro për kartonin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

