Valencia statujë bronzi për tifozin e verbër, ndiqte çdo ndeshje në stadium
Stadiumi “Mestalla”, tribuna qendrore, rreshti 15 dhe vendi 164. Një vend i thjeshtë me karrige plastike portokalli, ashtu si 49.676 të tjera që përbëjnë stadiumin e Valencias, por që fsheh një histori të madhe dashurie për sportin e futbollit. Deri dy vite më parë në atë vend, ishte i rezervuar gjithmonë për Vincenten, një tifoz special, i cili edhe pse ishte i verbër vijonte që të shkon në çdo ndeshje.
What an amazing story of a Valencia fan who was blind since the 1950s and kept his season ticket. The club put a statue of him in his seat to remember him after his passing. pic.twitter.com/EQXXG8tIPG
— Homar Hernandez (@OfficialHomar) June 3, 2019
Në moshën 54-vjeçare Vincente Aparicho humbi shikimin e megjithatë kjo nuk e ndali pasionin e tij për t’i qëndruar pranë skuadrës, vetëm për të shijuar atmosferën. Pasi ka ndërruar jetë, klubi spanjoll vendosi që ta përjetësonte figurën e tij me një statujë prej bronzi të vendosur pikërisht në vendin që ai ulej çdo ndeshje.
Edhe pse i verbër ai nuk mungonte në asnjë ndeshje për të dëgjuar atmosferën spektakolare që krijohet në ndehjet e Valencias.

KOHA JONË SONDAZH

