Van Dijk rinovon deri në vitin 2025: Shpresoj ta shpërblej besimin e klubit!

Virgil Van Dijk ka lënë pas krahëve dëmtimin që e la jashtë thuajse gjithë sezonin e kaluar dhe tani është gati të rikthehet në formacionin e Jurgen Klopp, aty ku do të “marrë në dorë frenat” e repartit të prapavijës.

Pavarësisht dëmtimit të rëndë, drejtuesit e Liverpool besojnë verbërisht te Van Dijk dhe për këtë arsye i kanë rinovuar kontratën, duke e zgjatur deri në verën e 2025-ës, kohë kur holandezi do të ketë plot 34 vite mbi supe.

“Që ditën e parë kur erdha në Liverpool, ndjeva aq shumë vlerësim nga tifozët, shokët e skuadrës dhe stafi, saqë kuptova se do të qëndroja gjatë këtu dhe do të bëhesha pjesë e rëndësishme e klubit. Jam shumë i lumtur që do të mund të vazhdojmë gjithë punë e mirë të bërë deri tani me Liverpool.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam luajtur disa miqësore që më kanë ndihmuar të rigjej ritmin e ndeshjes, ndaj besoj se jam gati për fundjavën, por vendimi i takon trajnerit. Mezi pres të shpërblej në fushë besimin e klubit”, deklaroi mbrojtësi holandez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?