Van Gaal zbulon arsyen se përse Guardiola s’ka fituar Championsin me Bayernin dhe City-in
Ish-trajneri i Manchester United, Louis van Gaal ka dal disa herë kundër Pep Guardiolës në karrierën e tij. Strategu holandez kritikon trajnerin e City-it për filozofinë dhe stilin e tij të lojës duke zbuluar se kjo mund të jetë arsyeja që nuk ka fituar Championsin me “Qytetarët” dhe Bayernin.
“Fitimi i Premier League për herë të dytë radhazi është diçka fantastike. Guardiola ka fituar gjithçka që mund të fitohet në Angli, por kompeticioni më i rëndësishëm është Champions Leagu. Ai nuk mundi ta fitonte as me City-in dhe as me Bayernin.
Kjo vjen si pasojë e shqetësimit të tepërt për lojën e ekipit të tij, se sa të kujdeset edhe për atë të kundërshtarit. Gjithmonë duhet ta respektosh kundërshtarin. Guardiola dhe ten Hag (trajneri i Ajax) kanë ekipe të kualitetit të lrt në kampionatet e tyre, por kjo nuk vlen në Champions”, deklaroi van Gaal për “France Football”.
Guardiola në sezonin e fundit pati një vit shumë të suksesshëm duke fituar kampionatin, Fa Cup dhe Kupën e Ligës. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

