Van Gaal zbulon klubin perfekt për talentin De Ligt

Ish-trajneri i Barcelonës dhe kombëtares holandeze, Luis Van Gaal, ka dhënë një intervistë për “Fox Sport”.

Holandezi i ka dhënë një këshillë  të re qendërmbrojtësit të Ajaxit, Matijs De Ligt. Ai  e ka këshilluar të shkojë në Angli te Siti, duke tradhëtuar kështu Barcelonën.

“Unë mendoj se De Ligt përshtatet shumë mirë te Manchster City. Kompani tani u largua dhe Otamendi lë për të dëshiruar. Do të dëshiroja ta shihja si partner me Laporten.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai mund t shkojë në “Camp Nou”, pasi Barcelona ka nevojë për një qendërmbrojtës. Gjithsesi mendoj se mund të luajë më shumë te Siti me Guardiolën, do ishte për të si Messi dikur”, kanë qenë fjalët e Van Gaal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?