FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Van Gal, polemika në distancë me Frank Riberi

Pak kohë më parë, për Luis Van Gal dolën fjalë që nuk di të stërvisë mirë lojtarët e tij dhe se nuk është i aftë në rolin e trajnerit.

Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar vetë Van Gal, i cili duket se e ka zbuluar se nga kush janë thënë këto fjalë dhe ka hedhur kunja karshi Frank Riberisë.

“Yjet në futboll kanë rol si në ekip ashtu edhe në klub. Disa gazetarë kanë shkruar se futbollistët kanë thënë për mua që nuk di t’i stërvis, por këto janë thënë nga ata të cilët nuk mund të stërviten me grupin. Aftësitë e një lojtari varen nga cilësitë që ai ka dhe sa arrin të bëhet pjesë e grupit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam pasur mundësi të jem trajner i Rajkard dhe Figos kur ishin rreth të 30-ave, por ishin ndër më të mirët dhe më të mirë se ata që quhen yje. Yll mund të quaj Figon, por jo Riberinë. Ky i fundit ishte më shumë i interesuar për veten se për skuadrën”, u shpreh Van Gal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?