FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vdekja e Reyes, djali i tij shkruan një letër që ka përlotur të gjithë

I njëjti emër, e njëjta buzëqeshje. Vdekja e José Antonio Reyes ka tronditur botën, pas një aksidenti fatal ditën e djeshme me makinë. Djali i tij, Jose Antonio Reyes Lopez ka përlotur të gjithë pasi ka publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale një mesazh shumë prekës.

“Kam qenë gjithmonë krenar për ty babi. Ky portret në foto është momenti i fundit që kemi kaluar së bashku. Atë ditë, siç ke bërë gjithmonë, më ke dhënë këshilla të vlefshme. Por sot ti u largove dhe nuk u ktheve më, ka qenë një ditë shumë e vështirë për mua. Nuk kemi kaluar aq shumë kohë së bashku sa kemi dashur, por vetëm ti dhe unë e dimë se sa shumë e duam njëri-tjetrin. E di që nga qielli do të kujdessh për mua, nuk do të harroj kurrë. Të dua shumë babi”, ka shkruar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në foto janë të dy, me të njëjtën emër, të njëjtën buzëqeshje, dhe të njëjtin pasion për futbollin.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?