“Vdekje për shqiptarët”, kore raciste në Bullgari gjatë stërvitjes së Kosovës

Skena të turpshme janë regjistruar sot në kryeqytetin e Bullgarisë Sofje vetëm dy ditë para sfidës mes Bullgarisë dhe Kosovës për grupin A kualifikues të Euro 2020. Kosova po kryente stërvitjen në stadiumin e CSKA-së së Sofjes, dhe në momentin që kishte mbyllur përgatitjet, disa prej lojtarëve po bëheshin gati për të dhënë intervista për gazetarin Florim Canoll,  i cili do të realizonte edhe një lidhje live me emisionin Kuqezi në Supersport.

 

Në këtë moment, nga jashtë stadiumit ishin dëgjuar thirrje raciste nga disa tifozë bullgarë, të cilët bërtisnin: “Vdekje për shqiptarët”. Duke parë këtë situatë, lojtarët dhe stafi i Kosovës ndërprenë dhënien e intervistave, dhe u futën menjëherë në autobus për të shkuar drejt hotelit ku po qëndron ekipi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?