Vendimi drastik, Milani mendon ta shesë Piatek që në janar
Krzysztof Piatek është e varuar edhe nga prezantimet e Krzysztof Piatek. Sulmuesi polak veshi fanellën e Milanit janarin e këtij vitit, duke u blerë për shifrën e 35 milionë eurove nga Genoa.
Investimi duket se ishte i duhur fillimisht, pasi shënoi 9 goa në 18 ndeshje, kur në krye të skuadrës ishte Gatusso. Gjithsesi këtë sezon ka ndryshuar gjithçka.
Vetëm 3 gola në 11 ndeshje, nga të cilat dy i ka shënuar nga pika e bardhë. Një ndryshim i madh që ka bërë që drejtuesit të mendojnë largimin e tij. Kuqezinjtë mund ta shesin Piatek sipas “Corriere dello Sport” që në muajin janar, duke mos pritur as merkaton e verës. Në vendin e tij mund të vijë Ibrahimovic. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

