FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vendimi i çuditshëm i United, s’ka më autograf për tifozët

Fansat e Djajve të Kuq nga dita e sotme duhet të dorëzohen pasi marrja e një autografi nga idhujt e tyre është e ndaluar. Me këtë vendim i thuhet lamtumirë pamjeve të tifozëve me letër dhe stilolaps dhe kjo të paktën në një nga qendrat sportive të skuadër së Solskjaer në Carrington.

 

Sipas asaj që informon klubi e gjitha kjo është vendosur për motive sigurie. Dhe për ta zyrtarizuar vendimin një pankartë e madhe është vendosur në një nga portat hyrëse të stadiumit ku thuhet se lojtarët nuk janë të autorizuar të ndalojnë dhe të firmosin autografe për shkak të rrezikut nga rruga pranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt në zonën ku zakonisht mblidhen tifozët për të pritur lojtarët është një kthesë e rrezikshme që sipas autoriteteve mund të kthehet në problematike në disa raste.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?