FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vendimi/ UEFA përjashton anglezët nga Champions League

Asnjë gjyqtar anglez nuk do të gjykojë më asnjë ndeshje të Champions League këtë sezon. Vendimin e ka marrë UEFA dhe shkak është bërë VAR. Në Angli ende nuk ka nisur të aplikohet teknologjia, që ka hyrë në fuqi në Champions League nga ky tur. Sipas UEFA, gjyqtarët anglezë nuk kanë përvojë në aplikimin e këtij sistemi dhe, për këtë arsye, nuk do të përzgjidhen në ndeshjet me eliminim direkt,.

Michael Oliver dhe Anthony Taylor, dy gjyqtarët anglezë që kanë gjykuar deri në fazën e grupeve në Champions League, nuk do të përzgjidhen për pjesën e mbetur të këtij turneu. Sistemi VAR do të nisë të aplikohet në Premier League sezonin tjetër.

Gjyqtarët anglezë munguan edhe në Botërorin “Rusi 2016”, ku gjithashtu u aplikua sistemi VAR. Gjithsesi, gjyqtarët anglezë Oliver dhe Taylor, që e kanë aplikuar sistemin VAR vetëm në ndeshjet e FA Cup, do të përzgjidhen nga UEFA për ndeshjet e Europa League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?