Verona mund Brescian, por ka sërish racizëm ndaj Balotellit (VIDEO)
Verona ka arritur që të marrë një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Brescias. Kumbulla e nisi ndeshjen titullar, por u detyrua të largohej pas 17 minutash nga fusha pas një dëmtimi muskulor. Gjithsesi skuadra e ti shënoi dy herë me Salcedon dhe Pessina-n.
Në krahun tjetër Ndoj hyri në fushë në pjesën e dytë duke zhvilluar një ndeshje të mirë. Balotelli shënoi një super gol 5 minuta nga fundi, por që do të kishte vlerë sa për statistika. Në fundin e takimit, Balotelli shkelmoi topin drejt tifozëve pas koreve raciste dhe shkoi drejt daljes nga fusha.
Udinese mori një fitore me përmbysje 3-1 në transfertën ndaj Genoas. De Paul, Sema dhe Lasagna bën të pavlefshëm golin e Pandev. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

