Verrati: Ja si mund ta mundim Bayernin, çelësi i suksesit mund të jetë …
Champions League rezervon sot një përballje spektakolare mes Bayernit dhe PSG, ndeshje që do të luhet në Gjermani. Pak orë para kësaj sfide foli mesfushori italian i ekipit francez, Marco Verratti.
“Bayern do të bëjë lojën e tij, shumë agresive dhe intensive. Ata kanë lojtarë shumë të fortë në betejën një kundër një dhe do ta shfrytëzojnë këtë faktor.
Pikërisht duelet “tek për tek” do të jenë çelësi i suksesit të kësaj sfide. Duhet të fitojmë sa më shumë sfida të tilla me kundërshtarët tanë në fushë, pasi kjo mund të ndryshojë fatin e takimit dhe kualifikimit”, tha Verratti.
Bayern fitoi në Paris 1-0 ndeshjen e parë dhe e nis si më e favorizuar këtë përballje.
KOHA JONË SONDAZH

