Verstappen është i pandalshëm, fiton edhe në Çmimin e Madh të Hungarisë

Max Verstappen vijon të tregojë superioritetin e tij në Botërorin e Formula 1, duke arritur një tjetër fitore, e shtata radhazi për këtë vit.

Në Çmimin e Madh të Hungarisë, holandezi i Red Bullit, edhe pse nuk u nis nga “pole position”, e fitoi menjëherë pas nisjes vendin e parë dhe nuk e lëshoi më.

Në vendin e dytë britaniku Lando Norris, me McLaren, ndërsa i treti Sergio Perez, me Red Bull.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lewis Hamilton (Mercedes) dhe Oscar Piastri (McLaren) plotësojnë pesëshen e parë. Vetëm vendi i shtatë dhe i tetë për makinat Ferrari, me Charles Leclerc që fitoi sfidën me shokun e tij të skuadrës, Carlos Sainz.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?