Verstappen i pandalshëm, triumfon edhe në Austri
Max Verstappen nuk di të ndalet në Formula 1. Piloti holandez këtë të diel fitoi Çmimin e Madh të Austrisë, që ishte i pesti radhazi, duke krijuar një distancë të ndjeshme me ndjekësit.
Në Seltweg të Austrisë kampioni në fuqi e lëshoi kreun vetëm për 10 xhiro, ndërsa më pas preu i pari vijën e finishit. I dyti u rendit piloti i Ferrarit Charls Leclerc, i cili bëri një garë të mirë ashtu sikurse edhe makina italiane këtë fundjavë.
Podiumin e plotësoi piloti tjetër i Red Bull Sergio Perez. Ky i fundit është i dyti në renditjen për pilotë këtë sezon, por ka 81 pikë më pak se shoku i skuadrës Max Verstappen.

KOHA JONË SONDAZH

