Verstappen triumfon në Barcelonë, lë pas dy makinat Mercedes

Pas Monacos, Max Verstappen fiton edhe në Çmimin e Madh të Spanjës. Holandezi nuk e vendosi në diskutim suksesin duke qenë se e udhëhoqi garën nga fillimi në fund.

Një garë e mirë edhe për dy makinat Mercedes me Lewis Hamilton që u rendit i dytë dhe George Russell i treti. Në vendin e katërt u rendit, Sergio Perez, që arriti të përmirësohej me 11 pozicione nga starti.

Vendi i pestë ishte maksimumi për Carlos Sainz që e mbylli garën në vendin e pestë ndërsa Charles Leclerc doli pa pikë duke e mbyllur Çmimin e Madh të Spanjës në vendin e 12-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dhjetëshen e parë pati vend për Stroll, Alonso, Ocon, Tsunoda dhe Zhou. Pas kësaj fundjave, Verstappen shkëputet edhe më shumë në krye të kampionatit me 144 pikë ndërsa ndiqet nga Sergio Perez me 105 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?