Verstappen triumfon edhe në Kanada, barazon legjendën Ayrton Senna
Max Verstappen ka fituar Çmimin e Madh të Kanadasë këtë të diel, duke arritur triumfin e gjashtë në tetë garat e para të Kupës së Botës me makinën Red Bull.
Verstappen arriti gjithashtu një moment historik që nuk do ta harrojë: ai barazoi 41 fitoret në F1 të idhullit të tij, Ayrton Senna. Por është vetëm 25 vjeç.
Max është ende i pakrahasueshëm, ky është një fakt. Alonso ishte i dyti, 9 sekonda pas tij. I treti e kaloi vijën e finishit Hamilton, përpara Leclerc (4) dhe Sainz (5).
KOHA JONË SONDAZH

