“Vetëm një flamur mund të valvitet në stadiumet e Ballkanit”, postimi epik i kapitenit të Kosovës
Pas arrestimit të 8 shtetasve çek, që po planifikonin hedhjen e një droni me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, i pari që ka reaguar në rrjetet sociale është kapiteni i Kosovës Valon Berisha.
Mesfushori që aktivizohet në Seria A me Lazion shkroi në profilin e tij në Facebook se “vetëm një flamur mund të tundet në stadiumet e Ballkanit” dhe postoi një foto nga ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë në vitin 2014, në sfidën e luajtur në Beograd.
Mediat kosovare e kanë cilësuar si një provokim dhe skandal këtë postim te kapitenit, i cili vendosi që ta fshihte më pas nga rrjetet sociale për të mos krijuar edhe më shumë polemikat. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

